Gjenerali ukrainas: Beteja për Bakhmutin, më e vështira në vijat e frontit

Gjenerali ukrainas: Beteja për Bakhmutin, më e vështira në vijat e frontit

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës theksoi vështirësinë e betejës për qytetin lindor të Bakhmut gjatë një telefonate të premten me kreun e Forcave të Armatosura Britanike.

Gjenerali ukrainas, Valerii Zaluzhnyi ndau një postim në Telegram ku përshkruante bisedën e tij me shefin e shtabit të mbrojtjes të Britanisë, Ad. Sir Tony Radakin, shkruan CNN.

“E njoftova kolegun tim për situatën operative në të gjithë vijën e frontit. Situata në drejtimin Bakhmut është më e vështira. Për shkak të përpjekjeve titanike të Forcave të Mbrojtjes, situata është stabilizuar”, ka shkruar Zaluzhnyi.

Ne diskutuam gjithashtu çështjen e forcimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Falë ndihmës së partnerëve tanë, ne po mbajmë dhe do të fitojmë patjetër,” shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button