Gjeorgji: Dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve

Gjeorgji: Dhunë ndaj protestuesve dhe gazetarëve

Vazhdojnë trazirat dhe protestat pranë parlamentit gjeorgjian në Tbilisi. Forcat e sigurisë dhe oficerë të maskuar kanë ushtruar dhunë, kanë përdorur gaz lotsjellës, kanë qëlluar me plumba gome dhe kanë rrahur brutalisht protestuesit dhe gazetarët. Mijëra qytetarë protestojnë pas njoftimit të kryeministrit se Qeveria gjeorgjiane do ti pezullojë bisedimet për anëtarësimin në BE deri në vitin 2028 dhe se nuk do të pranojë grante nga Brukseli. Protestës iu bashkua edhe presidentja e vendit, e cila kërkon zgjedhje të reja. Ajo madje konfrontoi policat, duke i pyetur se a i shërbejnë Rusisë apo Gjeorgjisë. Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për zgjedhje të reja legjislative në Gjeorgji dhe për sanksione ndaj anëtarëve të lartë të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Në rezolutë thuhet se rezultati i zgjedhjeve nuk “shërben si përfaqësim i besueshëm i vullnetit të popullit gjeorgjian”. Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor, të cilat i fitoi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button