Gjërat që nuk duhet t’ia thoni shefit asnjëherë

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni shefit asnjëherë

Duke pasur parasysh se kaloni shumë kohë me shefin tuaj dhe puna lidhet gjithmonë me të është e vështirë të mos krijoni një mendim personal për ta. Në disa raste, një shef i mrekullueshëm bëhet një mik dhe këshilltar i mirë. Megjithatë, në skenarë më pak se idealë, një shef i tmerrshëm mund ta shndërroj të shkuarit në punë në një ndjenjë të tmerrshme.

Por, pavarësisht se si ndiheni ndaj tij ose asaj, është e rëndësishme të keni parasysh rëndësinë e distancës profesionale dhe të mos kaloni kurrë kufijtë e caktuar. AkademiPune iu përcjellë një listë të plotë të gjërave që nuk duhet të dalin në bisedë me eprorët tuaj.

1.“Puna jote nuk është edhe aq e vështirë”.

Asnjëherë mos e lë të nënkuptosh e lëre më të thuash haptazi se shefi yt rri pa bërë asgjë gjatë gjithë ditës. Edhe nëse ndiheni sikur po bëni punët tuajat dhe të shefit tuaj ndërkohë që ata marrin të gjitha meritat, nuk është vendi juaj t’ia thoni këtë personit që nënshkruan pagën tuaj (përveç nëse, sigurisht, po përpiqeni të pushoheni nga puna).

2.“Nuk është faji im”

Kur shefi juaj ju afrohet me një problem që duhet rregulluar, instinkti juaj nuk duhet të jetë kurrë të fajësoni dikë tjetër për ngatërresën. Duke bërë kështu të dukeni sikur do keni tendenca që ta vendosni dikën në pozitë të keqe dhe askush nuk dëshiron një punonjës që nuk është bashkëpunues i mirën ë ekip.

3.“Kjo nuk është puna ime”

Ndonjëherë shefi juaj do t’ju caktojë gjëra që nuk janë domosdoshmërisht në përshkrimin tuaj të punës. Ju mund të bëni siç ju thotë shefi juaj, ose mund të ankoheni për detyrat tuaja dhe të rrezikoni të humbni punën tuaj.

Komente të tilla për një koleg pune krijojnë një mjedis stresues, por komente të tilla për shefin tuaj mund të rrezikojnë pozicionin tuaj.

4.“Unë kam votuar për këtë kandidat”

Politika nuk ka vend në zyrë dhe veçanërisht nuk i përket asnjë bisede me shefin tuaj. Menaxheri juaj nuk ndan domosdoshmërisht bindjet e njëjta me ty për mënyrën sesi duhet të drejtohet vendi – dhe nëse dallimet politike janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund një marrëdhënieje personale, atëherë ato janë padyshim të mjaftueshme për të shkatërruar një marrëdhënie pune.

5.“Paga ime është tejet e vogël”

Nëse mendoni se meritoni një rritje page atëherë duhet të theksoni me argument bindëse arritjet tuaja dhe të gjithë angazhimet shtesë që keni marrë përsipër. Ajo që nuk duhet të bëni është të shkoni te tavolina e shefit tuaj, të ankoheni për pagën tuaj aktuale dhe të kërkoni një rritje prej 50 për qind.

6.“Nuk e shoh veten shumë gjatë në këtë punë”

Është mirë nëse nuk planifikoni të jeni në punën tuaj aktuale për gjithë pjesën tjetër të jetës, por mos i tregoni shefit tuaj për planet afatgjate në raport me punën. Nëse udhëheqësi juaj e kupton se planifikoni që shumë shpejt ta lini punën atëherë ata do të supozojnë se nuk po i jepni punës tuaj aktuale 100 për qind të fokusit tuaj dhe do të përpiqen t’ju zëvendësojnë në rastin më të parë të mundshëm.

7.“Jam shumë e zgjuar për këtë punë”

Kjo jo vetëm që është e vrazhdë, por është edhe fyese. Mos harroni se shefi juaj është gjithashtu një punonjës në kompaninë tuaj dhe çdo gjë negative që ju thoni do të reflektojë pa dashje edhe tek ata.

8.“Në punën time të mëhershme ata më lejonin ta bëja këtë”

Puna jote e mëparshme dhe puna jote aktuale nuk kanë asnjë lidhje mes vete dhe të theksuarit për diçka që kishe të drejtë ta bëje në punën e kaluar nuk do ta bëjë atë të pranueshme për punën e re. Përveçse kur ju jeni duke sugjeruar ndonjë zgjidhje kreative për punën aktuale ju mund të bazoheni në përvojën e mëparshme te shefi juaj.

9.“Unë e urrej këtë person andaj duhet ta pushoni nga puna”

Nëse nuk jeni përgjegjës për procesin e punësimit dhe pushimit nga puna dhe mendimi juaj nuk është kërkuar, atëherë nuk duhet t’i tregoni shefit tuaj se kë duhet dhe nuk duhet të shkarkojë. “Asnjë shef në asnjë moment nuk do të jetë i lumtur të dëgjojë se kush duhet të largohet nga ekipi i tij ose i saj,” thotë Cristian Rennella, ekspert në burime njerëzore. “Edhe nëse projektet vonohen dhe numrat po bien në mënyrë drastike, nuk duhet t’i tregoni kurrë shefit tuaj se kë të pushojë”, shton tutje ai./ AkademiPune

LEXO EDHE:

Back to top button