Gjerdani 2700-vjeçar i kthehet Turqisë

Gjerdani 2700-vjeçar i kthehet Turqisë

Një gjerdan 2.700-vjeçar prej ari i ekspozuar në një muze në SHBA u është kthyer autoriteteve turke. Gjerdani nga Mbretëria e Lashtë e Lidias iu dorëzua zyrtarisht zyrtarëve turq në një ceremoni në Konsullatën e Turqisë në Boston. Gjerdani i gjatë rreth 20 centimetra është bërë nga ari dhe rruaza karneliane në formë shege. Gjerdani ishte vjedhur nga provinca turke e Manisës dhe ishte kontrabanduar në SHBA në vitin 1982. Gjerdani ishte ekspozuar në një muze në Boston për shumë vite. Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha në një deklaratë se gjerdani do të dërgohet në Turqi në ditët në vijim. Gjerdani daton nga shekujt 6 ose 5 para erës sonë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button