Gjermanët i krahasojnë vërshimet me bombardimet

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pas vërshimeve që kanë përfshirë vendin. Në qytetin historik të ilixhave Bad Muenstereifel në Euskirchen, banorët thanë se ndienin që dëmi ishte i ngjashëm me një bombardim.

“Ajo që shihni këtu tani është më keq sesa pas një sulmi me bombë,” tha banorja Rosa Lahagner, duke shtuar se bizneset lokale do të përballen me vështirësi për vitet që vijnë.

Një tjetër banor, Siegfried Berg, e quajti atë “një emergjencë si Lufta e Dytë Botërore”.

Operacionet e shpëtimit u penguan nga fakti që lidhjet e telefonit dhe internetit ishin në një pjesë të rajonit, i cili është në jugperëndim të Këlnit, raporton AP.

Shërbimi gjerman i motit DWD parashikoi që reshjet e shiut do të lehtësohen të enjten.

(Foto: AP)

LEXO EDHE:

Back to top button