Gjermani Bah, vazhdon kryesimin në KON

Gjermani Tomas Bah është rizgjedhur në krye të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Gjatë sesionit nr.137 të Asamblesë së IOC, e cila u zhvillua on-line për shkak të pandemisë, Bah mori 93 vota në favor dhe vetëm 1 kundër.

 

 

Për pasojë, 67-vjeçari rizgjidhet edhe për katër vite të tjera në këtë detyrë. Bah është zgjedhur për herë të parë në vitin 2013 dhe më pas në vitin 2017. Ai ka qenë kampion olimpik në sportin e skermës (Montreal 1976).

Pas zgjedhjes, kreu i olimpizmit botëror tha se vëmendja e tij është përqendruar te Lojrat Olimpike në Tokio.

“Po punojmë fort dhe konfirmoj se do të jetë një event i sigurtë. Ka ende shumë gjëra për të zgjidhur, por Tokio po përgatitet më së miri”.

LEXO EDHE:

Back to top button