Gjermani, benzina në stacionet e karburantit dukshëm më e shtrenjtë

Në Gjermani, çmimi i benzinës në stacionet e karburantit është rritur me rreth 20 centë për litër që nga viti i ri dhe koncepti i qeverisë për mbrojtjen e mjedisit mund të sjellë rritje të reja të çmimeve të karburantit.

Në Munih, për shembull, një litër Super E10 kushtoi 1.19 euro dje, dhe 1.39 euro për litër nga mëngjesi i sotëm.

Edhe çmimi i naftës shënoi rritje nga 1.09 euro sa ishte dje në 1.26 sot.

Masat e qeverisë janë përgjegjëse për rritjen, e cila parashikon kthimin e taksës së vlerës së shtuar për karburantin në nivelin e vjetër prej 19 për qind, dhe rregulli i ri i ashtuquajtur dyoksid karboni mbi çmimin e karburantit gjithashtu kontribuon në shtrenjtim.

Së bashku, të dy masat rrisin çmimin nga 10 në 11 cent për litër, sipas Shoqatës së Industrisë së Naftës dhe klubit të automobilave ADAC.

Shkalla në të cilën rritja e çmimit të produkteve të naftës së pompës do të kalojë te klientët varet nga konkurrenca e tregut.

Në rajone me një numër më të vogël të pompave ose në autostrada, shuma më e lartë transferohet te klientët, dhe kështu ka pasur një rritje të çmimit deri në 20 për qind.

“Çmimi i benzinës rritet me shtatë centë për litër dhe naftë me tetë centë. Përveç kësaj, shtohet një taksë mbi vlerën e shtuar, kështu që shoferët duhet të llogarisin në një rritje prej rreth 10 centë për litër,” tha presidenti i klubit të makinave ‘Mobile në Gjermani’, Michael Haberland.

Sipas planit të ministrit të Ekonomisë Peter Altmeier, ky është vetëm fillimi, pasi çmimi i certifikatës për ton dyoksid karboni do të rritet në Gjermani nga viti në vit.

Çmimi për vitin aktual është 25 euro, për vitin e ardhshëm 30 euro, dhe për vitet në vijim 35, 45 dhe 55 euro.

Certifikata lejon që industria e naftës të lëshojë një ton dyoksid karboni (CO2) dhe rritja bartet nga koncernet te konsumatorët.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button