Gjermani, ndryshimet klimatike po dëmtojnë ekosistemin

Gjermania është një prej vendeve që është prekur nga ndryshimet klimatike, gjë që ka sjellë edhe shkretimin e shumë hektarë pyjeve. Territore të tëra, si pasojë e një klime të nxehtë, janë bërë pre e insekteve që kanë sulmuar dhe shkatërruar shumë pyje. Kjo e ka bërë Gjermaninë të ketë një përgjysmim të territoreve të gjelbra, shkruan Euronews.

“Kur ka mungesë ajri, ka më pak rrjedhje të lëngjeve dhe ka më pak rrëshirë. Si pasojë, brumbulli i lëvores mund ta infektojë pemën. Kur pemët janë të shëndetshme dhe kanë shumë rrëshirë, brumbulli I lëvores hyn brenda dhe ngjitet, kështu që nuk mund ta ha atë”, është shprehur Tanja Sander, drejtore e departamentit të ekologjisë pyjore dhe të biodiversitetit.

Ndryshimet klimatike dhe si pasojë, mungesa e rrëshirës nëpër pemë, kanë krijuar një situatë të rrezikshme për ekosistemin, ku në Gjermani rezultojnë rreth 245 mijë hektarë me territore të vdekura “biologjikisht”

“Ne nuk jemi mësuar me këtë thatësirë në mes të Evropës. Ne njerëzit mund të përshtatemi, ne kemi kondicionerët, kurse pemët nuk kanë. Prandaj, pemët që nuk do të mësohen me këtë do të vdesin”, thotë Freidhart Knolle, zëdhënës i parkut nacional “Harz”.

Rrezikshmëria e kësaj situate ka nxitur shumë vullnetarë që të japin ndihmat e tyre për të rimëkëmbur territoret e prekura, si mbjelljen e pemëve të ndryshme në ato vende ku mbizotëron thatësira.

“Pyjet nuk kanë nevojë për ne. Do të rikuperohen vetë. Megjithatë ne kemi nevojë për pyjet. Ne kemi nevojë për dru si material ndërtimi. Ai është materiali më i përshtatshëm që mund të imagjinoni për ndërtim dhe gjithmonë rritet përsëri. Rriten jo vetëm pemët e thuprave dhe shelgjeve, por edhe pemët për lëndët drusore. Ne po mbjellim bredhin e argjendtë dhe lisin”, shpjegoi Raik Scheffler, pylltar në Gjermani.

Ndërkohë janë ndërmarrë edhe veprimtari të tjera për rimëkëmbjen e këtyre territoreve të shkretuara ku përfshijnë investimin me 800 milionë euro nga qeveria gjermane.

“Ndryshimet klimatike janë duke ndryshuar mënyrën se si duket Gjermania. Askush nuk e di se si pyje të tilla do të duken në të ardhmen”, thotë Jona Kallgren, korrespondente e Euronews.

LEXO EDHE:

Back to top button