Gjermani protesta kundër bashkëpunimit me të djathtën
Gjermani protesta kundër bashkëpunimit me të djathtën

Në mbarë Gjermaninë po mbahen protesta të mëdha kundër bashkëpunimit të çfarëdolloj forme me partinë e esktremit të djathtë AfD. Në fokusin e protestave ishte edhe unionin konservator i kristiandemokratëve. Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg me mbi 80 mijë veta por edhe në Këln, Laipcig dhe Shtutgart. Ata janë kundër votimit të përbashkët të CDU-së dhe AfD-së lidhur me politikën e migracionit. Projektligji që dështoi të premten synonte ashpërsimin e rregullave të emigracionit dhe t’i jepte policisë federale më shumë kompetenca për dëbime. Sondazhet tregojnë se shumica e gjermanëve janë pro shtrëngimit të politikave të migracionit, por po aq gjermanë janë edhe kundër çdo lloj bashkëpunimi me AfD-në. /Alsat.mk