Gjermania autorizon vaksinën e AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç

Komisioni gjerman i vaksinave i dha sot dritën e gjelbër administrimit të vaksinës antiCOVID-19 AstraZeneca/Oxford tek moshat mbi 65 vjeç, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Komisioni i vaksinave rekomandon tashmë vaksinën e AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për personat e moshuar që presin vaksinën”, përshëndeti ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, në një komunikatë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte njoftuar dje në mbrëmje se komisioni po përgatitej për të dhënë një mendim të favorshëm dhe se qeveria e saj do ta ndiqte këtë rekomandim.

Deri tani Berlini nuk e kishte autorizuar këtë vaksinë për personat mbi 65 vjeç, me argumentin e të dhënave të pamjaftueshme shkencire nga ana e laboratorit anglo-suedez.

“Tashmë, studimet e fundit kanë dhënë elemente që bëjnë të mundur ngritjen e moshës maksimale të përdorimit të vaksinës, që vazhdon ngjallë mosbesim në Europë”, theksoi kancelarja.

Ajo po iu referohej në veçanti studimeve mjekësore britanike që tregonin efikasitet të rëndësishëm për personat e moshuar.

LEXO EDHE:

Back to top button