Gjermania deklason BeH dhe vendos rekord në Ligën e Kombeve
Gjermania shpartalloi me rezultatin 7 me 0 Bosnjën në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Kjo ishte hera e parë në histori që kombëtarja ballkanase pëson 7 gola në një ndeshje, duke përfshirë edhe miqësoret.
Asnjëherë më parë kjo kombëtare nuk kishte pësuar 7 ose më shumë gola. Ndërkohë në krahun tjetër, Gjermania regjistroi fitoren më të thellë në historinë e Ligës së Kombeve.
Rekordi i mëparshëm ishin katër fitore 6-0, të regjistruara nga Zvicra kundër Islandës, Spanja kundër Kroacisë dhe Gjermanisë dhe Turqia kundër Lituanisë.