Gjermania “demolon” Letoninë me 7-1!

Gjermania luan tenis në testin e fundit miqësor para startit të “Euro 2020”. Në Duseldorf skuadra e Joakim Loevit, mposhti me rezultatin e thellë 7-1 Letoninë në një sfidë ku e gjetën rrugën e rrjetës 6 autorë të ndryshëm për gjermanët, ndërkohë që njëri nga finalizimet ishte autogol.

Serinë e golave e hapi Robin Gosens, për të vazhduar me Gundogan, Myller, autogolin e Ozols pas goditjes së Havertz dhe golin e Gnabry.

Në fraksionin e dytë për gjermanët gjetën rrugën e rrjetës edhe Verner e Sane, ndërsa për letonezët golin e nderit e realizoi Saveljevs.

LEXO EDHE:

Back to top button