" "
Gjermania dhe Holanda do ta furnizojnë Ukrainën me gjashtë topa tjerë me rreze të mesme veprimi, kanë konfirmuar ministritë e Mbrojtjes të këtyre dy vendeve.
Duke folur në Samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe ajo e Holandës, Kajsa Ollongren, thanë se 12 howitzer tashmë janë dërguar në Ukrainë – ku këto dy vende do t’i dërgojnë edhe nga tre.
“Po e tregojmë përkushtimin tonë për Ukrainën, dhe nuk duam që ta pësojnë nga agresioni rus”, tha Ollongren.








