Gjermania do të porosisë 105 tanke të reja “Leopard”

Gjermania do të porosisë 105 tanke të reja “Leopard”

Pretendohet se Gjermania do të porosisë 105 tanke të reja luftarake “Leopard 2A8” në vlerë prej 3 miliardë euro

Në lajmin në faqen e internetit të revistës “Spiegel” thuhet se Ministria gjermane e Mbrojtjes do të porosisë tek sipërmarrja e përbashkët të armëve Krauss-Maffei Wegmann dhe Nexter (KNDS), 105 tanke kryesore luftarake “Leopard 2A8” me vlerë rreth 3 miliardë euro.

Në lajmin në të cilin si burim tregon raportin e fshehtë të paraqitur në Komisionin e Buxhetit të Parlamentit Federal, theksohet se pritet që Komisioni të japë miratim për këtë porosi.

Në dokumentin e dorëzuar në Komision thuhet se brigada e re tankeve që do të formohet do të jetë një “prej elementëve të parë të mbrojtjes së avancuar në aleancën e NATO-s”. Tanket që do porositen pritet t’i dorëzohen ushtrisë deri në vitin 2030.

Në inventarin e Forcave të Armatosura Gjermane aktualisht ndodhen rreth 310 tanke “Leopard” të llojeve të ndryshme. Me blerjet e reja ky numër do të rritet në masën sa një e treta.

LEXO EDHE:

Back to top button