Gjermania e ribashkuar feston 30-vjetorin në kushte pandemie

Gjermania feston sot 30-vjetorin e ribashkimit të vendit me pak aktivitete për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare në Ditën e Unitetit Gjerman, që do të zhvillohet këtë vit në qytetin historik të Potsdamit, rreth 25 kilometra në jugperëndim të Berlinit.

Një program njëmujor që shënon përvjetorin e ribashkimit të kombit drejt fundit të Luftës së Ftohtë ka filluar që në ditët e para të shtatorit në Potsdam.

Zyrtarët në qytetin pritës të këtij viti zgjodhën një varg ngjarjesh më të vogla sesa një festë të madhe publike për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

“Ky përvjetor është një rast për gëzim dhe mirënjohje të madhe”, tha Merkel në një fjalim në parlament të mërkurën.

Ajo gjithashtu i bëri homazhe popullit gjerman “për arritjen historike dhe të paparë … të përmbushjes së ribashkimit si brenda ashtu edhe jashtë, gjatë këtyre 30 viteve”.

Por, një sondazh i fundit zbuloi se rreth dy të tretat e gjermanëve nuk e shohin këtë ribashkim si të plotë.

Në zonat që ishin më parë pjesë e Republikës komuniste Demokratike Gjermane, 83% e konsideruan ribashkimin të paplotë, ndërsa në zonat që ishin ish-Gjermaninë Perëndimore ishte vetëm 59%, sipas një sondazhi të ‘’YouGov’’, të porositur nga agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

LEXO EDHE:

Back to top button