Gjermania heq paralajmërimin për udhëtarët

Gjermania do të heqë, nga 1 korriku, paralajmërimin e saj për udhëtarët, në fuqi që prej më shumë se një viti, për pjesën më të madhe vendeve, përveç atyre që ende regjistrojnë një nivel të lartë të infektimeve me COVID-19 ose një incidencë të lartë të varianteve, njoftoi sot Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

“Ne mund të heqim paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtarët për zonat me rrezik, incidenca e virusit të të cilave në shtatë ditë është më e ulët se 200”, deklaroi sot kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas.

“Kjo masë do të aplikohet duke nisur nga 1 korriku dhe për gjithë botën”, njoftoi ai me anë të një komunikate.

Kjo masë do të lehtësojë rifillimin e lëvizjeve dhe të aktivitetit turistik për sezonin veror.

LEXO EDHE:

Back to top button