Gjermania i ofron Polonisë mbrojtje të përmirësuar ajrore

​Gjermania i ofron Polonisë mbrojtje të përmirësuar ajrore

Gjermania është ofruar të ndihmojë Poloninë të përmirësojë mbrojtjen e saj ajrore, pas një sulmi raketor javën e kaluar të lidhur me luftën në Ukrainë.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, i tha gazetës ”Rheinische Post” se Berlini kishte ofruar të mbështeste Poloninë në sigurimin e hapësirës së saj ajrore – me ”Eurofighters” dhe me sistemet e mbrojtjes ajrore ”Patriot”.

Ajo vuri në dukje se Sllovakia tashmë kishte mbrojtje nga këto sisteme dhe se Gjermania dëshironte të zgjaste praninë e saj atje “deri në fund të vitit 2023, ndoshta edhe më tej”.

Të martën një raketë goditi fshatin polak Przewodow, vetëm 6,0 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Dy civilë vdiqën.

Fuqitë perëndimore, përfshirë NATO-n, aktualisht besojnë se ajo ishte një raketë kundërajrore ukrainase e përdorur për t’u mbrojtur kundër sulmeve të ushtrisë ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pohon megjithatë se ishte një raketë ruse, por pranon se nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur.

”Incidenti i raketave tregoi se Perëndimi kishte nevojë të përmirësonte mbrojtjen e tij ajrore”, tha Lambrecht. /DPA/

LEXO EDHE:

Back to top button