Gjermania iu bashkua Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Spanjës

Gjermania është shpallur kampione e Europës në basketboll për meshkuj. Në finalen e Eurobasket 2025 të luajtur në Riga të Letonisë, skuadra gjermane mundi 88-83 Turqinë, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Për Gjermaninë ky është titulli i dytë në histori pas atij të fituar në vitin 1993, duke u rikthyer në fronin e kampionit të Europës pas 32 vitesh. Ndërkohë që, Gjermania është edhe kampione e botës në fuqi.

Për Turqinë një finale e humbur në “fotofinish”, duke mos ngritur dot lart trofeun, në një ndeshje që në përgjithësi e udhëhoqi, por pa mundur dot të bëjë hapin e fundit. Përvoja e Gjermanisë bëri diferencën në fund.

Bonga me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Gjermaninë, mbështetur nga Vagner me 18 pikë e Shroder me 16 pikë. Për Turqinë, dyshja Shengun-Osmani realizoi 51 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.

Gjermania me triumf të dysfishtë

Gjermania bëhet kombëtarja e katërt europiane me një triumf të dyfishtë, Botëror-Europian njëri pas tjetrit, pas Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Spanjës. Për Turqinë, finalja e dytë europiane e humbur, pas asaj të vitit 2001.

Pas ndeshjes, Denis Shroeder u shpall “MVP”, ndërsa pesëshja ideale e Kampionatit Evropian (KE) përfshinte dy gjermanë dhe një slloven, një grek dhe një turk.

Denis Shroder shpallet “MVP”, 2 basketbollist gjerman në ekipin ideal

Denis Shroder dhe Franz Vagner nga Gjermania u emëruan në ekipin ideal të Eurobasket, dhe një vend midis më të mirëve kishte edhe për Luka Donçiçin nga Sllovenia, si dhe për Xhianis Antetokounmpo nga Greqia dhe Alperen Shengun nga Turqia. Shroder u shpall gjithashtu basketbollisti më i vlefshëm i Eurobasket, dhe është interesante se pesëshja ideale nuk përfshinte yje të tillë si: Lauri Markanen, Nikola Jokiç, Xhedi Osman etj.

Në “finalen e vogël” për vendet 3-4, kombëtarja e Greqisë fitoi 92-89 ndaj Finlandës, duke fituar medaljen e bronzit.

LEXO EDHE:

Back to top button