Gjermania kërkon hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Gjermania këmbëngulë në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kryediplomati gjerman, Haiko Mas thotë se çështjet delikate të historisë dhe identitetit nuk duhet ta pengojnë gjithë procesin e anëtarësimit. “E ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Kemi nevojë ta rifillojmë procesin e zgjerimit dhe të ecim përpara me pajtimin rajonal” theksoi Mas, vetëm një ditë pasi u shpreh kundër të drejtës së shteteve anëtare për t’i vënë veto vendimeve në politikë të jashtme. Në takimin virtuel përgatitur për Samitin e Berlinit që do të mbahet në fillim të korrikut, mori pjesë edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili tha se rajoni është prioritet i Komisionit Evropian, me theks të posaçëm anëtarësimi dhe shumë iniciativa ekonomike dhe investuese.

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button