Gjermania kërkon miratim sa më të shpejt të vaksinës kundër Covid-19

Gjermania po bën presion mbi Agjencinë Europiane të Barnave dhe si kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procedurën e miratimit të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer dhe BionNtech.

Kjo u raportua nga e përditshmja “Bild” duke specifikuar se Kancelarja Angela Merkel dhe ministri gjerman i shëndetësisë synojnë të arrijnë miratimin e vaksinës në 23 dhjetor, në vend të 29 dhjetorit siç është planifikuar aktualisht.

Europa mbetet pas me miratimin e vaksinës kundër koronavirusit, por burime nga agjencia që merret me të thanë se asnjë hap apo detaj nuk po anashkalohet në këtë proces që kërkon kohën e tij.

Fillimisht u njoftua si 29 dhjetori data e përgjigjes përfundimtare, por meqë e gjithë vëmendja është përqendruar tek ky konfirmim, ai mund të vijë edhe më parë.

“Po punojmë 24 orë për miratimin e vaksinës së parë antiCOVID-19”, tha një përfaqësuese e agjencisë në një konferencë për shtyp, duke shtuar se afatet do të rivlerësohen vazhdimisht. “Nuk do të ketë asnjë kompromis mbi sigurinë”, vijoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button