Gjermania me mund në fazën e dytë, sfidon Anglinë

Gjermania në fund të takimit në Munih , ka arritur që të sigurojë kualfikimin në fazën e dytë të Kampionatit Evropian. Në sfidën e tretë të Grupi F, Gjermania barazoi 2-2 ndaj Hungarisë.

Szalai zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Sallai (11′), rezultat me të cilin edhe skuadrat shkuan në pushime. Gjermania pas shumë përpjekjeve gjeti golin përmes Kai Havertz (66′). Mirëpo, shpresa për rikthim zgjati vetëm 91 sekonda, pasi Hungaria riktheu epërsinë përmes Shafer (68′). Gjermania provoi deri në fund dhe golin e gjeti përmes Leon Goretzkas (84’).

Me këtë barazim dhe ndeshjen pa fitues me Portugalisë dhe Francës, Gjermania kualifikohet nga pozita e dytë, derisa Hungaria eliminohet nga “Euro 2020”.  Ndërkohë, Gjermania në raundin tjetër do përballet me Anglinë

LEXO EDHE:

Back to top button