Gjermania me paraqitje perfekte, njëri futbollist merr çmimin e lojtarit të ndeshjes

Gjermania arriti të mposht Skocinë me shifrat 5-1 duke hapur në mënyrën më të mirë Kampionatin Europian të këtij viti dhe duke na dhuruar spektakël me një “festival” golash.
Në fakt i gjithë ekipi gjerman ishte pothuajse perfekt në takimin në Munih, po njëri ishte më shumë nga të gjithë.
Bëhet fjalë për Xhamal Musialën, autorin e golit të dytë, i cili shpërblehet me çmimin e lojtarit më i mirë i takimit.