Gjermania mund të menaxhojë rastet me Covid-19 – ALSAT-M


Alsat
17.08.2020 23:28
Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu sot shqetësimin e saj për rritjen e nivelit të rasteve me COVID-19, por tha se kjo prirje është ende e menaxhueshme, sipas burimeve të partisë.
“Në bisedimet e para të nivelit të lartë, të zhvilluara nga kristiandemokratët e qendrës së djathtë (CDU), Merkel foli kundër lehtësimit të mëtejshëm të kufizimeve”, thanë burimet e përfshira në diskutim.
Merkel raportohet se po planifikon takimin e saj të ardhshëm me kryeministrat e 16 shteteve të Gjermanisë, me qëllim koordinimin e një reagim mbarëkombëtar, pavarësisht ndryshimeve në rregulla në nivel rajonal.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 ka ardhur duke u rritur që nga fundi i korrikut.
Të hënën, 561 raste të reja u raportuan në të gjithë Gjermaninë, sipas Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve “Robert Koch”.