Gjermania ndalon tre organizata të lidhura me Hezbollahun

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka ndaluar tri organizata të njohura për mbledhjen e parave për projektet e lëvizjes shiite libaneze Hezbollah në Gjermani.

”Ndalimet për organizatat ‘Familja libanezo-gjermane’, ‘Njerëzit për njerëzit’ dhe ‘Dhuroni paqe’ janë shpallur që më 15 prill”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.

Bastisjet dhe kërkimet në zyrat e tyre u kryen në Bremen, Hesse, Hamburg, Saksoninë e Poshtme, Nordrhein Westfalen, Schleswig-Holstein dhe Rhineland-Palatinate.

“Ata që mbështesin terrorizmin nuk do të jenë të sigurt në Gjermani”, tha zëdhënësi i Seehofer në Twitter.

“Pavarësisht nga kamuflimi me të cilën shfaqen mbështetësit e tij, ata nuk do të gjejnë një vend atraktiv në Gjermani”, shtoi ministri, aktualisht në karantinë në shtëpi për shkak të një infeksioni me koronavirus.

Të tre grupet e ndaluara thuhet se kanë mbledhur donacione dhe sponsorizime të organizuara për familjet martire të Hezbollahut.

”Qëllimi i organizatave ishte të promovonin luftën e Hezbollahut kundër Izraelit, e cila bie ndesh me idenë e mirëkuptimit ndërkombëtar”, theksoi ministria.

LEXO EDHE:

Back to top button