Gjermania “ndërron” mendje, pritet ta rekomandojë vaksinën e AstraZeneca edhe për ata mbi 65 vjeç

Gjermania po shqyrton të ndryshojë qëndrimin që ka mbajtur rreth vaksinimit të personave që janë mbi 65 vjeç me vaksinën e Oxford/AstraZeneca-s. Ndryshimi i qëndrimit vjen pasi një studim i ri tregon se vaksina në fjalë është efektive edhe tek njerëzit e kësaj grupmoshe.

I pyetur nëse vaksina e kompanisë në fjalë mund të aprovohet në të gjitha grupmoshat pas studimit të fundit, Thomas Mertens, i cili kryeson komisionin e vaksinave të vendit, tha “është e mundur dhe do të bëhet.” Komisioni “shumë shpejt do të publikojë një rekomandim të ri të azhurnuar”, tha ai në vërejtjet e raportuara nga AFP, duke shtuar se po priste detaje nga autorët e studimit që u krye në Skoci.

Muajin e kaluar, komisioni i vendit tha se do ta rekomandonin dozën vetëm për ata qytetarë që janë nën 65 vjeç, për shkak të të dhënave të pamjaftueshme mbi efektivitetin e saj tek të moshuarit. Disa vende evropiane morën vendime të ngjashme. E dhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel kur u pyet nëse do ta bënte vaksinën e AstraZeneca-s dha përgjigje negative.

Agjencia Evropiane e Barnave, rregullatori për BE-në, e ka rekomanduar vaksinën e AstraZeneca për të rriturit e të gjitha moshave.

LEXO EDHE:

Back to top button