Gjermania, probleme me aeroplanin në lartësi prej 9.000 metra

Kombëtarja gjermane e futbollit përjetoi një dramë të vërtetë jetësore, në rrugën duke u kthyer nga Islanda, ku zhvilluan sfidën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Gjermanët arritën fitore bindëse (4:0), por disponimi i mirë pas triumfit u prish nga një problem me aeroplanin, për shkak të të cilit u detyruan të uleshin në Edinburg të Skocisë rreth orës katër pas mesnate. Kjo ngjarje, e cila fatmirësisht përfundoi pa asnjë pasoja, u njoftua nga Federata Gjermane e Futbollit.

Problemi me fluturimin ndodhi në një lartësi prej rreth 9.000 metrash mbi qytetin skocez Arbroath, për shkak të të cilit aeroplani u kthye dhe 20 minuta më vonë u detyrua të ulet në Edinburg.

LEXO EDHE:

Back to top button