Gjermania regjistron mbi 9 mijë raste të reja me Covid-19

Brenda 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 508 persona. Në njoftimin e Institutit “Robert Koch” thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 508 raste të vdekjes, me çka numri i viktimave është rritur në 67.206. Me 9.113 raste të reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 2.369.719. Më shumë se 3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa më shumë se 1.63 milionë të tjerë dozën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button