Gjermania regjistron rastin e parë me variantin e ri të koronavirusit

Një lloj i ri i koronavirusit pandemik SARS-KOV-2, i cili po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe, është regjistruar për herë të parë në Gjermani, kumtoi mbrëmë shteti gjerman Baden-Virtemberg, transmeton Alsat.

Personi i infektuar me 20 dhjetor mbërriti në Frankfurt me aeroplan nga Aeroporti Heathrow në Londër, për të vizituar të afërmit.

Analiza e mëtejshme të mostrës në një laborator në Berlin treguan se bëhej fjalë për B. 1.1.7, ose siç njihet si varianti i ri i koronavirusit.

Këto informacione janë publikuar nga departamenti i shëndetit shtetëror të Baden-Württemberg. Tre persona që ishin në kontakt të ngushtë me të infektuarit janë në karantinë.

LEXO EDHE:

Back to top button