Gjermania shkel marrëveshjen me BE, blen 30 milion vaksina shtesë për Covid-19
Gjermania thyen paktin europian dhe blen 30 milion doza shtesë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër Cvodi-19, në sajë të një marrëveshje dypalëshe.
Lajmi u publikua fillimisht tek e përditshmja Bild, sipas së cilës ka edhe një marrëveshje analoge për rreth 50 milion doza me kompaninë amerikane Moderna, e më pas u konfirmuar edhe nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Berlini devijon kështu nga pakti për solidaritetet mes shteteve anëtare të BE-së, për ti siguruar në mënyrë kolektive vaksinat. Siç mësohet, qeveria Merkel ka lidhur ujdi me Biontech për të rritur prodhimin e vaksinës në tokën gjermane.
Një ish fabrikë e Novartis në Marburg do të shfrytëzohet nga Biontech për të prodhuar më shumë doza nga muaji shkurt. Më herët ministri gjerman kishte premtuar se nuk do të përfitonin nga fakti, se vaksina e parë e aprovuar në BE vinte nga një kompani gjermane.
Lajmi është komentuar me nota zhgënjimi rreth Evropës, dhe polemika ka pasur për shpërndarjen e padrejtë të dozave të para, me Gjermaninë që ka siguruar më shumë se shtetet e tjera.
Ndërkaq, një ngarkesë me 470 mijë doza rrezikon të mbetet në Belgjikë, për shkak të motit të keq me borë. Një sërë rajonesh, përshirë ato të Ligurias dhe Piemontes në Itali nuk kanë nisur ende vaksinimin. Problematik po rezulton edhe transpoti i dozave, me Gjermaninë që njoftoi se do të hidhte 1 mijë të tilla pasi nuk ishin ruajtur në temperaturën e duhur.
Spanja ndërkohë, do të mbajë një regjistër me personat që do të vendosin të mos vaksinohen, të cilin më pas do ta ndajë me vendet e tjera tëBE.