Gjermania U21, kampione e Evropës për herë të tretë

Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka fituar Kampionatin Evropian 2020 në moshat U21. Gjermania U21 ia doli që në finale të mposht Portugalinë U21 me rezultat minimal 1 – 0.

Ishte Lukas Nmecha që pas realizoi golin e vetëm në ndeshje (49′), që e shpall Gjermaninë U21, kampion të Evropës U21.

Ndërkohë, futbollisti kosovar Mërgim Berisha ishte titullar në ndeshje duke zhvilluar 68 minuta.

Sa i përket Berishës, pritet të shihet vendimi përfundimtar në rast që do mbajë ngjyrat e Gjermanisë, apo do ndryshojë mendje dhe të veshë fanellën e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button