Gjermania zhvillon seancë speciale me ekzekutimin e penalltive

Siç raporton “Bild”, gjatë javës është zhvilluar një seancë me penallti speciale. Trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagellsman dhe ekipi i tij stërvitor kanë përdorur vazhdimisht lojtarët nga pika e bardhë. Në bazë të raportimi, tre gjuajtës tashmë janë caktuar për një penallti të mundshme kundër Spanjës.

Përveç kapitenit Ilkai Gyndoan, këta janë Niklas Fylkrug dhe Kai Haverc. Ky i fundit tashmë ka shënuar me ftohet kundër Skocisë dhe Danimarkës. Gyndoan dhe sulmuesi i Dortmundit gjithashtu kanë statistika të forta në zonë. Bomberi i verdhezinjëve ka 27 nga 29 gola nga pika e penalltisë, mesfushori i Barçës e ka goditur saktë 17/21. Në “përrallën verore” të Kupës së Botës 2006, ekipi kombëtar i mbijetoi ndeshjes dramatike të penalltive në çerekfinale. Në atë kohë, skuadra e Jyrgen Klinsman fitoi 5-3 kundër Argjentinës dhe kaloi në gjysmëfinale. E paharrueshme. Portieri Lehman u shndërrua në një “hero”.

Në formacionin e “hartuar” nga mediat gjermane, në portë nuk preket Manuel Nojer. Paraqitjet e fundit e kanë bindur më shumë Nagelsman se kapiteni i Bajernit është futbollisti i duhur për të mbrojtur katërkëndëshin e gjermanëve. Në prapavijë rikthehet Tah, ndërsa Raum ka fituar “betejën” me Mitelshtad në korsinë e majtë të mbrojtjes. Andrish dhe Kros do të jenë të pozicionuar para mbrojtjes, kurse tredhëmbëshi Musiala-Gyndoan-Virtz do të jenë në shërbim të “pykës”, fjala është për Kai Haverc. Na mbetet të presim se cili do të jetë plani që Julian Nagelsman ka aplikuar në stërvitje për të mposhtur Spanjën e talenteve, teksa në media ka qarkulluar vetëm informacioni për detyrat e Raum dhe Kimih.

LEXO EDHE:

Back to top button