Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral
Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral
Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet teksa ulet në gju për t’iu folur dy të mbijetuarave të Holokaustit, raporton Express.
Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem.
”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së, Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.
Fotografia e publikuar nga Zivan ka marrë mijëra pëlqime në ‘twitter’.
https://twitter.com/YairZivan/status/1547244698288406528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1547244698288406528%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgjesi-i-joe-biden-ne-izrael-behet-viral%2F







