Gjesti i partneres së Brad Pitt mori vëmendje në tapetin e kuq në Londër
Gjesti i partneres së Brad Pitt mori vëmendje në tapetin e kuq në Londër

Brad Pitt dhe partnerja e tij Ines de Ramon ishin në premierën e fundit në Londër të filmit “F1”, në të cilin aktori luan rolin kryesor.
Kur u shfaqën në tapetin e kuq, shumë ishin të lumtur për një nga momentet e tyre.
Në një moment, Ines e ndihmoi Bradin të drejtonte kravatën dhe shallin e tij prej sateni, ndërsa pozonin për fotografët.

Disa komentuan se gjesti i saj tregonte se aktori kishte shumë mbështetje pas kuintave. Ndërsa ecnin nëpër turmë, Ines dhe Brad mbajtën duart.
Aktori 61-vjeçar takoi kolegun e tij Tom Cruise në premierë, të cilin e përqafoi sapo mbërriti, dhe pozuan së bashku në tapetin e kuq.
Ines dhe Brad janë në një lidhje që nga viti 2022. Disa burime pranë çiftit i thanë më parë mediave të huaja se Brad është “kokë e këmbë i dashuruar” dhe se ai ka qëllime serioze vetëm me Ines.
Është nga New Jersey dhe u diplomua në administrim biznesi në vitin 2013.
Sipas profilit të saj në Linkedin, që nga viti 2020 ajo ka punuar si menaxhere me shumicë në Anita Ko Jeëelry, klientë të famshëm të së cilës përfshijnë Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber, ndër të tjera.

Ajo ka punuar edhe në role të tjera në industrinë e bizhuterive dhe modës, duke përfshirë Christie’s dhe de Grisogono. Ines është poliglote, që flet anglisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjermanisht.