Gjigandi mbyll aplikacionin e tij Android dhe shfuqizon paratë dixhitale: Një përpjekje e pasuksesshme për të konkurruar me Google
Tërheqja mund të jetë pjesë e strategjisë më të gjerë të kompanisë në përgjigje të ndryshimeve në industri.

Dyqani i aplikacioneve Amazon nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet Android pas 20 gushtit 2025. Pas kësaj date, aplikacionet e shkarkuara përmes këtij dyqani dixhital nuk do të kenë funksionalitet të garantuar në pajisjet Android. Sidoqoftë, përdoruesit do të mund të vazhdojnë t’i përdorin ato në pajisjet Fire TV dhe Fire Tablet.
Përveç kësaj, Amazon po eliminon edhe monedhën e saj virtuale – “Amazon Coins”, e cila më parë përdorej për blerjen e aplikacioneve dhe përmbajtjeve brenda “Appstore”. Duke filluar nga dita e sotme, përdoruesit nuk do të mund të blejnë më “Coins” dhe programi do të pushojë plotësisht së funksionuari më 20 gusht 2025, në të njëjtën ditë që “Appstore” do të mbyllet.
“Amazon Appstore” ishte përpjekja e kompanisë për t’u bërë pjesë e tregut të shpërndarjes së aplikacioneve Android dhe për të krijuar një alternativë ndaj Google Play Store, raporton PC Press.
Vitet e fundit, palët e treta në botën e aplikacioneve janë bërë një temë gjithnjë e më e rëndësishme, me sundimtarët e ekosistemeve të mbyllura (“kopshtet me mure”) që argumentojnë se rregullat e tyre janë të drejta, ndërsa konkurrentët këmbëngulin se përballen me praktika monopoliste.

Në SHBA, reagimet për këtë çështje janë të ndara, ndërsa në BE tashmë janë miratuar rregullore më të qarta për të rritur konkurrencën në dyqanet e aplikacioneve dixhitale.
Tërheqja e Amazon Appstore mund të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për kompaninë, por gjithashtu një shenjë se Amazon ka vendosur të fokusohet në pajisjet e veta, në vend të platformës së përgjithshme Android.