Gjiganti turk është interesuar për sulmuesin shqiptarë të Sivasporit

Gjiganti turk, Beshiktashi, është i interesuar t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sivasporit, Rej Manaj.
Manaj ishte në kontakte për t’u transferuar te Trabzonspori por është raportuar se kjo lëvizje nuk do të realizohet. Lajmin e ka bërë të ditur të martën mediumi turk “Aksham”. Reprezentuesi i Shqipërisë, Manaj, në rast të transferimit te Beshiktashi do të bashkohet me dy sulmuesit e tjerë shqiptarë, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.
Te skuadra e drejtuar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, nuk janë të lumtur me formën aktuale të sulmuesit italian, Çiro Imobile, dhe për këtë arsye nga edicioni i ardhshëm synojnë që në përbërje ta kenë Manajn.
28-vjeçari me Sivassporin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Këtë edicion në 18 ndeshjet ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime.