Gjiko thotë se qeveria do të hapë diskotekat kur të dëgjojë këngën e tij


Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, reperi i njohur, Gjiko dhe Melinda Ademi kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili pritet të publikohet në pak ditë.

Së fundmi ata kanë ndarë në llogaritë e tyre individuale disa pamje të tjera nga xhirimet e klipit.

“Kur ka me ndi qeveria ket kong ka mi qel Diskotekat”, ka shkruar Gjiko në fotot e fundit ku shfaqet i veshur me kostum me shampanjat në duar.

Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke treguar dhe kureshtjen e tyre për publikimin e këtij projekti.

Kujtojmë se deri më tani Gjiko ka sjellë një sërë bashkëpunimesh të suksesshme si me këngëtaret Nora Istrefi, Gjira dhe Dafina Zeqirin. Ndërsa për Ademin ky është bashkëpunimi i parë me një reper shqiptar.

LEXO EDHE:

Back to top button