Gjilani mbetet pa trajner, largohet Klodian Duro

Trajneri Klodian Duro ka dhënë dorëheqje nga skuadra e  Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duroja në Facebook.

“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne luftë shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjëherë më parë në dy përballje shumë të forta, ku ishim të pabarabartë në numër.

Në të parën 11 kundër 14 dhe në të dytën 10 kundër 14, por asnjehëre dhe në asnjë moment nuk u dorëzuam, por luftuam si heronjë të vërtetë, ashtu siç i ka hije trimave të kombit. Pritem deri në fund të gjithë bashkë për të luftuar përsëri në betejat që kishim para por ishte e pamundur. Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati dhe largohemi të gjithë me kokën lart si shqiponjë,” ka shkruar Duro.

 

Trajneri 45-vjeçar e kishte marrë klubin e Gjilanit më 26 qershor dhe i kishte drejtuar dy ndeshje në Ligën e Konferencës.

LEXO EDHE:

Back to top button