Gjithçka e konfirmuar, Dembele do të vesh fanellën e PSZH-së

Tashmë është konfirmuar edhe nga Barcelona që Ousmane Dembele do të luajë sezonin e ri për Paris Sen Zhermenin. Ousmane Dembele do të kthehet në atdhe për sezonin e ri, ku do të luajë për kampionin e Francës.
Fillimisht lajmin për këtë transfer e dha gazetari i njohur italiano-britanik, Fabrizio Romano në Tuiter, derisa më vonë atë e konfirmojë vetë drejtori sportiv i Barcelonës.
“Ousmane Dembele është rrugës së tij për në Paris. Marrëveshja ka përfunduar, ne vetëm do të nënshkruajmë të gjitha dokumentet. Do të zyrtarizohet në fund të javës”, konfirmoi Alemany për mediat. Në sfdiën e fundit miqësore, Barcelona mundi Totenhamin me rezultat 4-2.