GJKKO shtyn për nesër seancën për shqyrtimin e masës së Berishës

GJKKO shtyn për nesër seancën për shqyrtimin e masës së Berishës

Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha

Seanca do të zhvillohet nesër në orën 15:00. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish kryeministrit kërkuan sërish përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që masa shtrënguese ndaj Berishës të zbatohet në banesën e tij, nën mbikëqyrje policore. Një kërkesë e cila sipas avokatit Genc Gjokutaj nuk është e mbështetur në ligj.

LEXO EDHE:

Back to top button