Gjobiten 224 vozitës në Shkup, 133 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.09.2021) vetëm në Shkup ka shqiptuar 224 gjoba, prej të cilave 133 ishin për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për ngasje në gjendje të dehur. Janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit, 5 për vozitësit e motoçikletave dhe 41 për parkim të parregullt.