Gjoka: Duhej më herët të zgjidhnin çështjen e fituesit

 

Skuadra e Shkëndijës e nis me këmbë të mbarë vitin 2021, duke mundur Sileksin me rezultat 2:1 në takimin e vlefshëm për xhiron e 19-të të LPFMV-së. Epërsisë së Ivanovskit kuqezinjtë i’u përgjigjën me dy gola, kur fillimisht Drashkoviq shënoi në portë të gabuar që më pas Doriev me realizimin numër 6-të në këtë sezon të sjell triumfin e 12-të të Shkëndijës në kampionat. Trajneri Gjoka beson se gjërat duhej të vendosen në pjesën e parë , kur ekipi tetovar krijoi disa raste të volitshme.

“Arritëm të marrim tre pikëshin që ishte shumë e rëndësishme në një fushë kaq të vështirë që nuk të lente të luash futboll dhe ky ishte problem. Gjithsesi them se çunat dhanë maksimumin, kanë sakrifikuar shumë për të përmbysur rezultatin, sepse gabuam në pjesën e parë në ato momente që kundërshtari kishte momentet më të mira. Pastaj u detyruam të japim më shumë sforco, ta nisim si me thënë xhirot e makinës më lartë dhe arritëm edhe e kthyem ndeshjen. Pjesa e dytë mendoj se ishte pjesë shumë e mirë e jona, por që duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar për mos me lënë gjërat që në pjesën e dytë të duhet të japim maksimumin. Duhet të fillojmë që në pjesën e parë t’i zgjidhim situatat, sepse ne rastet tona edhe sot i kishim,” tha mes tjerash Ernest Gjoka.

LEXO EDHE:

Back to top button