Gjokoviç, “mbret” i Melburnit për herë të 9-të

Novak Gjokoviç, është për të tretin vit radhazi kampioni i “Australian Open”. Tenisti serb mundi në finale rusin Danill Medvedev në vetëm 3 sete (7-5, 6-2, 6-2), duke festuar për të nëntën herë në karrierën e tij në tokën australiane. Edhe pse sipas kompanive të basteve finalja Gjokovic-Medvedev shihej si e barazuar, tenisti serb arriti të dominonte gjithçka.

 

Seti i parë ishte edhe ai më i luftuari, ku Medvedev u mposht me brejk vetëm në gemin numër 12, duke e mbyllur setin me 7-5. Seti i dytë dhe i tretë më pas nuk patën shumë histori, me Gjokoviçin që dominoi absolutisht gjithçka. Kjo fitore e Grand Slamit në Melburn, e çon tenistin serb në 18 Grand Slame të fituar në karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button