“Gjokoviçi duhet të pezullohet, refuzoi testin dhe e pranoi pas ndeshjes”

Ish-çiklisti francez Marк Madiot goditi ashpër sportistin e padisiplinuar, Novak Gjokoviç, pas ngjarjeve në “Dejvis Kupën” në Malaga të Spanjës, ku nacionalisti serb kundërshtoi testin e dopingut para ndeshjes.

Koha ishte e diskutueshme për teniserin pasi stafi i Agjencisë Botërore Anti-Doping (VADA) u shfaq në dhomën e tij të zhveshjes një orë e gjysmë para ndeshjes kundër Kemeron Nori në çerekfinale, dhe Madiot tha se serbi duhet të të pezullohet.

“Drogat e përdorura për doping mund të zbulohen në një kohë shumë të kufizuar dhe për këtë arsye është e rëndësishme që testimi të bëhet para performancës”, deklaroi Madiot për “Les Grandes Gueules du Sport.”

 

“Gjatë garës mund të ndodhë që gjurmët e produkteve të dopingut të eliminohen. Ata kanë të drejtë për të testuar sportistin para ndeshjes – ata po bëjnë punën e tyre. Nëse ata e bëjnë punën e tyre siç duhet, Gjokovic duhet të pezullohet. Ai refuzoi testin para ndeshjes dhe e pranoi atë më pas. Në çiklizëm, nëse refuzoni, atëherë nëse je pozitiv, do të gjobitesh”, tha mes tjerash Madiot.

Kujtojmë se ekipi e Serbisë në “Dejvis Kupën” u eliminua nga Italia në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, të cilin italianët e fituan përfundimisht.

LEXO EDHE:

Back to top button