Gjokoviq në raundin e tretë, eliminohet tenisti zviceran

Ka nisur në Melburn raundi i dytë i grand slam të “Australian Open” për meshkuj në tenis. Tenisti serb Novak Djokovic fitoi 3-1 (6-3, 6-7, 7-6, 6-3) ndaj amerikanit Francis Tiafoe, duke avancuar më tej. Një fitore e vështirë e numrit 1 në botë, që vuajti disi për të mposhtur rivalin amerikan.

 

Në raundin e tretë shkon edhe austriaku Dominik Tiem, që triumfoi 3-0 (6-4, 6-0, 6-2) ndaj gjermanit Dominik Koepfer, ndeshje e dominuar nga numri 3 në botë. Nuk zhgënjen as kanadezi Denis Shapovalov, që mundi 3-0 (6-1, 6-3, 6-2) australianin Bernard Tomiç. Lamtumirë i tha këtij turneu zvicerani Stanislas Vavrinka, që u mund 3-2 nga hungarezi Marton Fushkoviçs, ndërsa kanadezi Milosh Raoniç mundi 3-1 francezin Korentin Moutet.

LEXO EDHE:

Back to top button