Gjokoviqi vazhdon me provokimet ndaj Kosovës

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka vazhduar me skandale në raport me shtetin e Kosovës. Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të “Roland Garros”-it kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6.
Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze.
“Kosova është Serbi. Stop dhunës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze Gjokoviq në kamerë
Këto veprime të Gjokoviqit nuk janë të vetmet në karrierën e tij në lidhje me Kosovën. Ai edhe më parë ka shkaktuar skandale të mëdha duke përdorur slloganin qesharak “Kosova është Serbi”./Lajmi/