Gjorgjievski: Vendkalimi ilegal në Bit Pazar do të mbyllet, ndërsa objekti afarist do të largohet

Gjorgjievski: Vendkalimi ilegal në Bit Pazar do të mbyllet, ndërsa objekti afarist do të largohet

Gazetare: Ajnur Bafqari

Edhe një tjetër ditë e zakonshme në vendkalimin ilegal në Bit Pazar. Qytetarët vazhdojnë të shmangin urën dhe të kalojnë lirshëm përmes vendkalimit të paligjshëm.

Ndërkohë si çdo ditë tjetër funksionon edhe puna në objektin në afërsi.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha se procedurat kanë filluar dhe objekti në fjalë do të largohet.

“Tashmë kemi filluar procedurë, së bashku me komunën e Çairit, ku pas daljes së shërbimeve inspektuese pas urdhrit dhe kërkesës tonë, pra të Qytetit të Shkupit, tashmë është dhënë vendim për largimin e objektit aty, mendoj se po rrjedhin afatet, ku duhet me vetë iniciativë të veprojë ai që e ka vendosur objektin aty, e që dikush për fat të keq në të kaluarën ja la lejuar atë, sikurse në shumë pozicione të tjera”, u shpreh Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjorgjievski tha se largimi i objektit, i hap rrugën edhe siç tha ai, sigurimit të vendkalimit ilegal.

“Kur do të kemi veprim atëherë do të përfundojmë me të gjithë procesin, që nënkupton sigurimin e vendkalimit ilegal aty“, deklaroi Orce Gjorgjievski, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në një dalje publike pak ditë më parë, Gjorgjievski theksoi se është për mbylljen e këtij vendkalimi, por pret mendim nga sektori i qarkullimit në Qytetin e Shkupit, nëse do të ishte më mirë të mbyllet kalimi dhe të lëshohet ura në përdorim apo anasjelltas. Viteve të fundit mbylljen e këtij vendkalimi e kanë paralajmëruar edhe shumë kryetarë të Qytetit të Shkupit e Komunës së Çairit, por deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button