Gjuajtjet e lira, Lionel Mesi është në vendin e katërt në historikun e futbollit
Lionel Messi, ishte autor i dy golave në fitoren 4-2 të Inter Majamit ndaj Orlandos. Njëri nga dy golat, u shënua nga goditja e dënimit. Sipas Fabrizio Romano, Lionel Mesi është në vendin e katërt në historinë e futbollit, për sa i përket numrit të golave të shënuar nga goditjet e lira.
Argjentainasi ka shënuar 70 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij. Kujtojmë se 3 brazilianë janë përpara argjentinasit. I treti është Zhuninjo me 72 gola, pas Roberto Dinamita me 75, ndërsa në vendin e parë është Marselino Karioka me 78.
Messit i duhen edhe 9 gola deri në fund të karrierës, që të bëhet lojtari me më së shumë gola në histori të futbollit nga goditjet e lira.








