Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi ndaj grave nuk kanë vend në zgjedhjet e ardhshme lokale

Dhuna ndaj grave në politikë manifestohet në forma të ndryshme, më shpesh si mizogjini, sulm seksist dhe shovinist, dhe lloje tjera të sulmeve dhe poshtërimeve, e të cilat janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe qasjes/të drejtës për mundësi të barabarta.

Këto zgjedhje lokale janë test për kapacitetin tonë dhe të kuptuarit e të drejtës për mundësi të barabarta dhe zgjedhje të lira dhe fer. Gratë kanë të drejtat e njëjta ashtu si edhe bashkëshortët e tyre burra që të jenë aktiv në jetën politike, të kontribuojnë me ekspertizë dhe njohuri pa frikë për dhunën në çfarëdo forme që ndikon në mënyrë negative në jetën personale, profesionale dhe familjare të grave politikane si dhe nivelin e diskursit të tërësishëm politik.

Rrjedhimisht, ne, si anëtarë të grupit të punës për barazi gjinore [1], fuqishëm dënojmë të gjithë format e gjuhës të urrejtjes dhe diskriminimit që shkelin të drejtat e grave për të marrë pjesë në mënyrë të lirë dhe të drejtë në procesin zgjedhor si kandidate. Ne gjithashtu zotohemi se partitë tona politike do të imponojnë sanksione të menjëhershme dhe veprime tjera kundër anëtarëve tonë të cilët do të përdorin gjuhë të papërshtatshme apo diskriminuese apo akte të dhunës që e ulin reputacionin e grave politikane. Ne duhet të krijojmë një mjedis të sigurtë për burrat dhe gratë që të jenë aktiv në politikë dhe të mbështeten në përpjekjet e tyre për të garuar për pozita në zgjedhje demokratike dhe lira.

Ne shpresojmë se sulmet verbale mbi gratë kandidate do të ndalen dhe periudha parazgjedhjeve dhe zgjedhjet do të vazhdojnë në atmosferë fer dhe demokratike për të gjithë pjesëmarrësit.

Instituti Nacional Demokratik dhe Agjencia suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar (Sida) aktualisht po realizojnë fushatën “Rretho JO dhunës ndaj grave në politik” si pjesë e WoMen Lead: Promovimi i barazisë gjinore përmes projektit për pjesëmarrje politike të grave. Fushata synon që të eliminojë dhunën ndaj grave në politik si dhe të promovojë barazinë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave, të mbështes dhe nxisë gratë që të marrin pjesë në politik sa më shumë që është e mundur, si rezultat i dëshirës, predispozicioneve dhe ambicies të tyre.

Grupi i punës për barazi gjinore

Vjollcë Berisha, Aleanca për Shqiptarët

Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët

Admirim Haliti, Alternativa

Vjollca Murtezi, Alternativa

Bedri Fazli, BDI

Arbana Pasholi, BDI

Silvana Krzovska, DOM

Hrista Najdanov, DOM

Melinda Rashidi, Lëvizja Besa

Fatri Saliu, Lëvizja Besa

Snezana Kaleska-Vanceva, LSDM

Marko Mihailoski, LSDM

Biljana Avramoska-Gjoreska, PLD

Igor Veljanoski, PLD

Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE

Marija Miteva, VMRO-DPMNE

[1] 1 Grupi i punës për barazi gjinore është organ që përbëhet nga përfaqësuesit burra dhe gra nga 8 partitë politike (LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca për Shqiptarët, PLD, DOM, Alternativa, Lëvizja Besa)

 

LEXO EDHE:

Back to top button