Gjukanoviç: Ballkani, arenë e përplasjeve gjeopolitike

Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë një rajon i përplasjes së interesave gjeostrategjike nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtar.

Kështu u shpreh presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç gjatë fjalimit në Asamblenë e OKB-së, e cila është duke u mbajtur në New York dhe ku janë mbledhur liderët botërorë.

Gjukanovic paralajmëroi se rajoni rrezikon të destabilizohet, perspektiva e tij evropiane po ngadalësohej dhe se besimi në vlerat evropiane po minohej.

“Edhe sot ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumëetnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit të shoqërive të Ballkanit Perëndimor në mjedisin e tyre natyror evropian”, u shpreh Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi.

Sipas presidentit malazez, zhvillimi i rajonit ka mbetur prapa dhe janë krijuar hapësira për të rikthyer teoritë shkatërruese sipas të cilave rajoni nuk mund të jetë multi-etnik veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë.

Ai tha se këto teori po përdoren si alibi për të rifilluar projektet nacionaliste që çuan në luftërat e viteve 1990 dhe se Mali i Zi ishte i përkushtuar t’i kundërshtonte këto ide të rrezikshme.

LEXO EDHE:

Back to top button