Gjykata Administrative anulon tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë

Gjykata Administrative anulon tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata Administrative ka abroguar vendimet e Qeverisë e cila hodhi poshtë tre vendime të ministrit të Brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski mbi bazën e mos nënshkrimit edhe nga ana e zëvendësministrit plotësues, shkruan Alsat.

Gjykata ka vlerësuar se Qeveria ka tejkaluar kompetencat e saj si organ ekzekutiv duke bërë vlerësim e ligjshmërisë së vendimeve pa pasur të drejtë ligjore për të.

“Qeveria është lëshuar në vlerësimin e kushtetutshmërisë edhe pse ishte e detyruar t’i adreson palët për këtë çështje kontestuese të kërkojnë zgjidhje në KSHZ e cila brenda 24 orëve duhej të sillte vendim ligjor dhe të informonte ministrinë. KSHZ-ja është i vetmi organ kompetent i cili mund të vlerëson nëse aktet bien në grupin e akteve të cilat duhet miratuar edhe nga zëvendësministri plotësues”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm Teknik.

Dy nga vendimet kanë të bëjnë me formimin e komisioneve për subordinimin e brendshëm në MPB ndërsa njëri vendim i referohet një telegrami për hapjen e konkursit të brendshëm në polici me qëllim plotësimin e vendeve vakante.

“Aktvendimi i Gjykatës Administrative vërteton se aktet e sjella nga ana ime janë në përputhje me Ligjin për Qeverinë”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm Teknik.

Javën e kaluar Qeveria hodhi poshtë vendimet e Toshkovskit. Ky i fundit i vlerësoi si veprimet të turpshme dhe skandaloze.

Në vendimet e Administratives nuk është përfshirë refuzimi që Qeveria i bëri propozimit të Toshkovskit për kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button